Marka Ekskluzive – Matilde Vicenzi

Sekreti i mirësisë së ëmbelsirave të Matilde Vicenzi është përsosmëria e lëndëve të para. Këto janë të përzier me përsosmëri sipas një tradite të vjetër italiane për të shpërblyer konsumatorët me një përvojë të veçantë shqisore dhe për të siguruar një produkt premium.

Përbërësit e lartë kombinohen për të garantuar aromën unike të gamës së hollë të biskotave të cilësisë së lartë, duke kënaqur çdo konsumator me shijen e ëmbël të ëmbëlsirave italiane. E gjithë kjo, në sajë të mjeshtërisë së kujdesshme, duke e vënë cilësinë në plan të parë.

Grupi Vicenzi i cili është në krye të këtij organizimi bën të mundur gjithnjë e me shumë promovimin e traditës italiane të ëmbëlsirave nëper botë, duke bërë çdo moment konsumin te ëmbël dhe të këndshëm. Për këtë arsye, në laboratorët e Grupit Vicenzi në Verona, vazhdimisht propozohen produkte në përputhje me trendet dhe zhvillimet e konsumit në çdo vend, duke futur shije të reja dhe pjesë të përshtatshme për të gjitha kërkesat e tregut.

I vetëdijshëm për cilësinë e lartë të produkteve të saj, Grupi gjithashtu investon shumë në paketime të reja për të sjellë një eksperience me te madhe te markes Matilde Vicenzi ne duart e konsumatorit.

X