Uncategorized

  • Placeholder

    Biskotat Tedesco

    Të shëndetshme, origjinale, të lehta, të pasura me fibra, biskotat e kompanisë Tedesco Group ndihmojnë në funksionimin normal të aparatit tretës. Mund t’i konsumoni në çdo moment të ditës sepse janë vërtet një “bekim” për trupin tonë.
    Këto biskota vijnë pranë jush me shije të ndryshme si fruta, kakao, fruta pylli, pa sheqer ose thjesht vetëm me drithëra.

  • Callipo

    Peshku Ton “Yellowfin” karakterizohet nga një mish i lehtë, kompakt dhe ngjyrë të lehtë rozë.

    Peshkuar me kujdes nga “ekspertët më të mirë të detit” dhe përpunuar po nga të njëjtat duar, Peshku Ton me Vaj Ulliri Callipo është një klasik. Dhe si çdo klasik nuk mund të mungojë në tryezën tuaj, sepse është i shëndetshëm dhe i shijshëm. Shumë i mirë për tu konsumuar vetëm, i shkëlqyer për të pasuruar recetat tuaja të gatimit.

    Për të sjellë pranë tavolinave tuaja Fileto Toni me Vaj Ulliri, specialistët e firmës Callipo zgjedhin cilësinë më të lartë të peshkut ton “Yellowfin” dhe të vajit të ullirit, duke ndjekur me shumë fanatizëm traditën e përpunimit të tij e cila konsiderohet si laike për zonën e Kalabrisë në Itali.

    Për të patur një produkt të shijshëm dhe cilësor në pjatën tuaj, çdo gjë fillon me proçesin e gatimit me avull, më pas me përzgjedhjen “një për një” të çdo cope filetoje dhe në fund më stazhonimin e tij për të arritur cilësi maksimale në shije.

  • Garofalo

    Familja “Garofalo” mund të quhet pa hezitim protagonistja kryesore e makaronave tradicionale italiane. Prej më shumë se 2 shekuj (fillimet datojnë në vitet 1789) “Garofalo” është sinonim i prodhimit dhe shitjes së makaronave të cilësisë së lartë.

    Me origjinë nga Napoli, makaronat “Garofalo” janë produkt i një proçesi autentik të prodhimit artizanal, pasionit për ushqimin dhe shpirtit krijues të mjeshtrave të këtij qyteti.

    Kompania Teuta Durrës është tashmë distributori ekskluziv i firmës Garofalo për Shqipërinë.

  • Hina

    HINA, Traditë dhe përvojë

    Për më shumë se 25 vjet kompania HINA, lider në sektorin e përpunimit të perimeve, vjen pranë klientëve tanë me produktet e saj shumë cilësore duke arritur nivelin e përsosmërisë. Mund të themi me krenari: Cilësia është e standardizuar dhe kënaqësia e konsumatorit është e garantuar me çdo produkt.

    Teuta Durrës është tashmë distributori ekskluziv i firmës Hina për Shqipërinë.

  • Lëng limoni Limmi

    Lëngu limonit Limmi përftohet nga shtrydhja e limonëve më të mirë Sicilian (Sicilia, Itali), të marra nga zgjedhja e kultivuesve më cilësorë dhe të mbledhura gjatë periudhës qershor-dhjetor, kohë kur cilësia e tyre është më e mirë.

    Kjo veçori e bën që të jetë 100 % natyral.

    “Lëngu Limonit Limmi” është një produkt që ju lejon të keni lëng limoni të gatshëm në çdo kohë të ditës, për të pasuruar me shije dhe aroma çdo gatim të kuzhinës tuaj.

    Cilësi e garantuar!

  • Lotte Aloe Vera

    Lotte Aloe Vera është produkti më i ri që i shtohet gamës së gjërë dhe cilësore të portofolit të firmës Teuta Durrës shpk. Kërkesat për këtë produkt janë gjithnjë e në rritje. Një produkt me cilësi të lartë që aktualisht nuk ka asnjë konkurent në llojin e tij. 
    Aloe Vera është e njohur tashmë për cilësitë e shumta pozitive në trupin tonë, dhe këto produkte e përmbajnë atë në sasi të pëlqyeshme të kombinuar edhe me shije të ndryshme. Ato përmbajnë copëza dhe tul të Aloe Vera, formë e cila të lejon ruajtjen e të gjitha cilësive të saj të pandryshuara.
    Firma Teuta sjell pranë konsumatorëve 4 shije të ndryshme të këtij produkti: Klasike, Shegë, Rrush dhe Mango, me një përqindje të lartë të Aloe Vera (24%) sidomos tek tek shija e Rrushit dhe Klasike. Të gjitha këto vijnë tek me një raport të shkëlqyer cilësi / çmim.
    Ky është një produkt vërtet i veçantë, nuk ka asgjë të përbashkët me pijet e tjera me gaz, nuk është lëng frutash, nuk është shurup, dhe madje as “pije mjekësore” me kosto të larta. 
    Kjo është një pije përshtatshme për të gjithë. Ajo duhet të shërbehet e ftohtë, mundësisht të kthehet me kokë poshtë para hapjes në mënyrë që copëzat e Aloe Vera të shpërndahen në mënyrë të barabartë në të gjithë masën e saj.

  • Meray

    Kompania Fresh Nuts GmbH, një kompani moderne me seli në Hamburg-Gjermani, është prodhuesja ekskluzive e produkteve nën markën “Meray” të cilat dallojnë për cilësinë e lartë në të gjithë tregun e sotëm.

    Me mbi 40 vjet eksperiencë në sektorin e frutave të thata, produktet Meray janë një kombinimin i jashtëzakonshëm i recetave tradicionale të përpunimit të frutave të thata me teknikat më të fundit moderne dhe ekologjike.

    Duke përdorur materialet më të mira të papërpunuara dhe bashkëpunimin e ngushtë me klientët tanë, marka “Meray” vjen më një gamë të gjërë produktesh tërësisht natyrale dhe shumë cilësore.

  • Meray

    MERAY Përzierje frutash të thata
    Frutat e thata si arrat, lajthitë, bajamet, kikirikët dhe të gjithë farat vajore rekomandohen në ditët e sotme që të konsumohen çdo ditë. Ato konsiderohen si ushqime shumë të çmuara dhe të shëndetshme të cilat kanë efekt të mirë antioksidantë dhe kundër plakjes.
    Përzierja me fruta të thata pa kripë e markës së njohur Meray dallon për freskinë, cilësinë dhe vlerat e larta ushqyese.

  • Pomi

    Pomí është brand-i më i ri që i është shtuar gamës së gjërë të produkteve ushqimore të firmës Teuta Durrës.

    Lindur në përgjigje të kërkesave për një jetese me ritme gjithnjë e më të trazuara dhe të ngutshme, Pomi vjen si përgjigje ndaj nevojës për të qenë më të shpejtë dhe praktik në gatime, duke sjellë edhe paketimin e ri në formatin “tetra pack”. Ardhja e Pomí reduktoi në masë të madhe kohën e përgatitjes te pjatave të ndryshme.

    Pomi, për më shumë se 30 vjet, është sinonim i ndershmërisë, transparencës, qëndrueshmërisë, risisë, thjeshtësisë, sigurisë, shëndetit dhe etikës.

    Kompania Teuta Durrës është tashmë distributori ekskluziv i firmës Pomí për Shqipërinë.

  • Ponti

    Familja Ponti kultivon prej pesë gjeneratash traditën italiane të shijes, një traditë që ruhet në ADN e Ponti-t edhe sot, e njejtë si dikur.
    Fale zgjedhjes me kujdes të lëndëve të para dhe respektit për traditën, prej vitit 1867, është një lider i njohur ndërkombëtarisht për prodhimin e açetos dhe uthullës, llojeve të ndryshme të turshive, kondimenteve të ndryshme etj.
     Kompania Teuta Durres është tashmë distributori ekskluziv i firmës Ponti për Shqiperinë.

  • Riso Scotti

    Nëpërmjet përdorimit të teknologjive moderne të prodhimit, marka e njohur RISO SCOTTI ofron sot një game të gjerë të orizit dhe nënprodukteve të tij.

    Teuta Durrës, prej 15 vitesh distributor ekskluziv i firmës së mirënjohur Riso Scotti, sjell për ju artikujt Premium të orizit Italian.

  • Star

    Firma “Teuta Durres” vjen me një set të ri produktesh të markës së njohur STAR. 
    Zgjidhje e shpejtë dhe e thjeshtë për të pasuruar recetat tuaja të gatimit me shijet autentike të kuzhinës italiane. Produkte unike në shijen e tyre. Nuk përmbajnë konservues dhe gluten.

    Përbërës 100% natyral, përkujdesje maksimale në përzgjedhjen e tyre, përpunim sipas traditës, të gjitha këto për t’ju ofruar një ushqim elegant dhe të shëndetshëm për të gjithë familjen.

X