Uncategorized (Page 2)

  • Vaj ulliri ekstra i virgjer Olitalia

    Vaji Ullirit Extra i Virgjër është i cilësia më e lartë dhe më e shtrenjtë e klasifikimit të vajit të ullirit.
    Ky lloj vaji prodhohet tërësisht me mjete mekanike, pa përdorimin e ndonjë tretësi dhe në temperaturë të kontrolluar (më të ulët se 30 °).
    Në mënyrë që vaji të kualifikohet si “Ekstra i Virgjër” ai kalon edhe një test zyrtar kimik në një laborator dhe një vlerësim ndijor nga një trupë e trajnuar prove të njohur nga Këshilli Ndërkombëtar i Ullirit . 
    Duke qene se Vaj i Ullirit Ekstra i Virgjër Olitalia duhet të jetë thjesht 100 % lëng i frutave të ullirit (të shtypura pa tretës), faktorët që ndikojnë në cilësinë dhe shijen e tij janë përdorimi I varieteteve më të mira të ullinjve të rajonit të Mesdheut dhe praktikat më cilësore të prodhimit nga prodhuesit e përkushtuar.
    Vaj i Ullirit Ekstra i Virgjër Olitalia shquhet për një përmbajtje të lartë të antioksidantëve, pothuajse 30 % më shumë se llojet e tjera të vajit të ullirit ekstra i virgjër në treg.

  • Zucchi

    Prej më shumë se dy shekuj, kompania italiane Zucchi është afirmuar në prodhimin e vajërave cilësore ushqimore, ku vendin e parë e mban vaji i ullirit ekstra i virgjër dhe vaji misrit.

    Një ekip i tërë i  përkushtuar në prodhimin e produkteve cilësore, duke e bazuar punën e tyre në kujdesin e veçante për mjedisin, etikën, cilësinë dhe sigurinë.

    Produktet e kompanisë Zucchi kalojnë përmes një proçesi tërësisht transparent, duke filluar që nga përzgjedhja e lëndëve të para BIO e deri tek prodhimi i produkteve të çertifikuara sipas standarteve europiane.

X