Biskotat Tedesco

Placeholder

Biskotat Tedesco

Category: Brand:

Quick description:

Të shëndetshme, origjinale, të lehta, të pasura me fibra, biskotat e kompanisë Tedesco Group ndihmojnë në funksionimin normal të aparatit tretës. Mund t’i konsumoni në çdo moment të ditës sepse janë vërtet një “bekim” për trupin tonë.
Këto biskota vijnë pranë jush me shije të ndryshme si fruta, kakao, fruta pylli, pa sheqer ose thjesht vetëm me drithëra.

Availability:

You May Also like

Lotte Aloe Vera

Lotte Aloe Vera është produkti më i ri që i shtohet gamës së gjërë dhe cilësore të portofolit të firmës Teuta Durrës shpk. Kërkesat për këtë produkt janë gjithnjë e në rritje. Një produkt me cilësi të lartë që aktualisht nuk ka asnjë konkurent në llojin e tij. 
Aloe Vera është e njohur tashmë për cilësitë e shumta pozitive në trupin tonë, dhe këto produkte e përmbajnë atë në sasi të pëlqyeshme të kombinuar edhe me shije të ndryshme. Ato përmbajnë copëza dhe tul të Aloe Vera, formë e cila të lejon ruajtjen e të gjitha cilësive të saj të pandryshuara.
Firma Teuta sjell pranë konsumatorëve 4 shije të ndryshme të këtij produkti: Klasike, Shegë, Rrush dhe Mango, me një përqindje të lartë të Aloe Vera (24%) sidomos tek tek shija e Rrushit dhe Klasike. Të gjitha këto vijnë tek me një raport të shkëlqyer cilësi / çmim.
Ky është një produkt vërtet i veçantë, nuk ka asgjë të përbashkët me pijet e tjera me gaz, nuk është lëng frutash, nuk është shurup, dhe madje as “pije mjekësore” me kosto të larta. 
Kjo është një pije përshtatshme për të gjithë. Ajo duhet të shërbehet e ftohtë, mundësisht të kthehet me kokë poshtë para hapjes në mënyrë që copëzat e Aloe Vera të shpërndahen në mënyrë të barabartë në të gjithë masën e saj.

Vaj ulliri ekstra i virgjer Olitalia

Vaji Ullirit Extra i Virgjër është i cilësia më e lartë dhe më e shtrenjtë e klasifikimit të vajit të ullirit.
Ky lloj vaji prodhohet tërësisht me mjete mekanike, pa përdorimin e ndonjë tretësi dhe në temperaturë të kontrolluar (më të ulët se 30 °).
Në mënyrë që vaji të kualifikohet si “Ekstra i Virgjër” ai kalon edhe një test zyrtar kimik në një laborator dhe një vlerësim ndijor nga një trupë e trajnuar prove të njohur nga Këshilli Ndërkombëtar i Ullirit . 
Duke qene se Vaj i Ullirit Ekstra i Virgjër Olitalia duhet të jetë thjesht 100 % lëng i frutave të ullirit (të shtypura pa tretës), faktorët që ndikojnë në cilësinë dhe shijen e tij janë përdorimi I varieteteve më të mira të ullinjve të rajonit të Mesdheut dhe praktikat më cilësore të prodhimit nga prodhuesit e përkushtuar.
Vaj i Ullirit Ekstra i Virgjër Olitalia shquhet për një përmbajtje të lartë të antioksidantëve, pothuajse 30 % më shumë se llojet e tjera të vajit të ullirit ekstra i virgjër në treg.

Pomi

Pomí është brand-i më i ri që i është shtuar gamës së gjërë të produkteve ushqimore të firmës Teuta Durrës.

Lindur në përgjigje të kërkesave për një jetese me ritme gjithnjë e më të trazuara dhe të ngutshme, Pomi vjen si përgjigje ndaj nevojës për të qenë më të shpejtë dhe praktik në gatime, duke sjellë edhe paketimin e ri në formatin “tetra pack”. Ardhja e Pomí reduktoi në masë të madhe kohën e përgatitjes te pjatave të ndryshme.

Pomi, për më shumë se 30 vjet, është sinonim i ndershmërisë, transparencës, qëndrueshmërisë, risisë, thjeshtësisë, sigurisë, shëndetit dhe etikës.

Kompania Teuta Durrës është tashmë distributori ekskluziv i firmës Pomí për Shqipërinë.

Meray

MERAY Përzierje frutash të thata
Frutat e thata si arrat, lajthitë, bajamet, kikirikët dhe të gjithë farat vajore rekomandohen në ditët e sotme që të konsumohen çdo ditë. Ato konsiderohen si ushqime shumë të çmuara dhe të shëndetshme të cilat kanë efekt të mirë antioksidantë dhe kundër plakjes.
Përzierja me fruta të thata pa kripë e markës së njohur Meray dallon për freskinë, cilësinë dhe vlerat e larta ushqyese.

X