Vaj ulliri ekstra i virgjer Olitalia

VAJ ULLIRI EKSTRA I VIRGJËR OLITALIA

Vaj ulliri ekstra i virgjer Olitalia

Category: Brand:

Quick description:

Vaji Ullirit Extra i Virgjër është i cilësia më e lartë dhe më e shtrenjtë e klasifikimit të vajit të ullirit.
Ky lloj vaji prodhohet tërësisht me mjete mekanike, pa përdorimin e ndonjë tretësi dhe në temperaturë të kontrolluar (më të ulët se 30 °).
Në mënyrë që vaji të kualifikohet si “Ekstra i Virgjër” ai kalon edhe një test zyrtar kimik në një laborator dhe një vlerësim ndijor nga një trupë e trajnuar prove të njohur nga Këshilli Ndërkombëtar i Ullirit . 
Duke qene se Vaj i Ullirit Ekstra i Virgjër Olitalia duhet të jetë thjesht 100 % lëng i frutave të ullirit (të shtypura pa tretës), faktorët që ndikojnë në cilësinë dhe shijen e tij janë përdorimi I varieteteve më të mira të ullinjve të rajonit të Mesdheut dhe praktikat më cilësore të prodhimit nga prodhuesit e përkushtuar.
Vaj i Ullirit Ekstra i Virgjër Olitalia shquhet për një përmbajtje të lartë të antioksidantëve, pothuajse 30 % më shumë se llojet e tjera të vajit të ullirit ekstra i virgjër në treg.

Availability:

You May Also like

Riso Scotti

Nëpërmjet përdorimit të teknologjive moderne të prodhimit, marka e njohur RISO SCOTTI ofron sot një game të gjerë të orizit dhe nënprodukteve të tij.

Teuta Durrës, prej 15 vitesh distributor ekskluziv i firmës së mirënjohur Riso Scotti, sjell për ju artikujt Premium të orizit Italian.

Lëng limoni Limmi

Lëngu limonit Limmi përftohet nga shtrydhja e limonëve më të mirë Sicilian (Sicilia, Itali), të marra nga zgjedhja e kultivuesve më cilësorë dhe të mbledhura gjatë periudhës qershor-dhjetor, kohë kur cilësia e tyre është më e mirë.

Kjo veçori e bën që të jetë 100 % natyral.

“Lëngu Limonit Limmi” është një produkt që ju lejon të keni lëng limoni të gatshëm në çdo kohë të ditës, për të pasuruar me shije dhe aroma çdo gatim të kuzhinës tuaj.

Cilësi e garantuar!

Meray

MERAY Përzierje frutash të thata
Frutat e thata si arrat, lajthitë, bajamet, kikirikët dhe të gjithë farat vajore rekomandohen në ditët e sotme që të konsumohen çdo ditë. Ato konsiderohen si ushqime shumë të çmuara dhe të shëndetshme të cilat kanë efekt të mirë antioksidantë dhe kundër plakjes.
Përzierja me fruta të thata pa kripë e markës së njohur Meray dallon për freskinë, cilësinë dhe vlerat e larta ushqyese.

Ponti

Familja Ponti kultivon prej pesë gjeneratash traditën italiane të shijes, një traditë që ruhet në ADN e Ponti-t edhe sot, e njejtë si dikur.
Fale zgjedhjes me kujdes të lëndëve të para dhe respektit për traditën, prej vitit 1867, është një lider i njohur ndërkombëtarisht për prodhimin e açetos dhe uthullës, llojeve të ndryshme të turshive, kondimenteve të ndryshme etj.
 Kompania Teuta Durres është tashmë distributori ekskluziv i firmës Ponti për Shqiperinë.

X