-
Qepën e presim hollë dhe e skuqim bashkë me gjalpin derisa të marrë ngjyrë floriri. Në të shtojmë orizin karnaroli dhe i skuqim edhe pak bashkë duke shtuar më pas gjysmën e brodos. I lemë në zjarr për nëntë minuta dhe më pas shtojmë karkalecat dhe luleshtrydhet të prera sipas dëshirës duke shtuar edhe pjesën e mbetur të brodos, kripën dhe piperin. Po kështu i lemë të ziejnë edhe për nëntë minuta të tjera. Pasi i heqim nga zjarri i shtojmë zafferanon dhe e lemë të pushojë për 2-3min. Në fund shtojmë djathin e grirë grana.
-
Në një tigan hedhim vajin dhe e nxehim në temperaturë mesatare. Shtojmë curcumin, kripën, piperin dhe i kaurdisim duke shtuar dhe orizin. Pasi kanë marrë ngjyrën e dëshiruar i hedhim ujin e nxehtë dhe i lemë të vlojnë për 45 minuta. Më pas e mbulojmë tiganin me peshqir, ndërkohë që bëjmë salcën e lemë të pushoj(10 minuta). Për të përgatitur salcën duhet të ziejmë në fillim panxharin e kuq e të shtojmë hudhër të grimcuar, piper, koper, kripë, majdanoz, spec djegës, 1 lugë me erëza të përziera dhe i grijmë. Në një pjatë, vendosim orizin e sipër tij hedhim pak nga salca e përgatitur.
-
Ngrohim panën me vaniljen për t’i çuar deri në zierje. Të verdhat e vezës i rrahim me sheqer derisa të tretet sheqeri dhe i shtojmë panën e zier. Në fund i hedhim Grand Marnier. Përzierja hidhet nëpër tasa të cekët e të gjerë (si në foto). I mbulojmë me qese kuzhine dhe i vendosim në një tavë me pak ujë që të piqen me avull për 12 min në temperaturën 180 gradë. Më pas i vendosim në frigorifer për dy orë. Më pas i hedhim përsipër sheqerin e kuq dhe i vendosim në furrë afër rezistencës me 180 gradë derisa sheqeri i kuq të krijojë formë karameli.
-
Përziejmë të gjithë përbërësit e mësipërm derisa të krijohet një masë brumi, jo e fortë, por paksa e lëngshme. Në një tigan hedhim pak vaj dhe mbushim një garuzhde me brumin e mësipërm. E hedhim në mes të tiganit dhe e përhapim pak. Pasi skuqet nga njëra anë, e kthejmë edhe nga ana tjetër sa të marrë ngjyrë. Mund të shoqërohen me çfarë të dëshironi, të embla ose të kripura.
-
Presim domatet në mënyrë horizontale dhe i pastrojmë brenda(sipas idesë së specave të mbushur). Në tigan skuqim vajin e ullirit bashkë me hudhrën, mbushjen që i hoqëm domates dhe bizelet. Pasi hudhra të ketë marrë ngjyrë të florinjtë, shtojmë erëzat dhe i lemë të ziejnë në lëngun e domates. E lemë këtë përgatitje të ftohet pak dhe ndërkohë i shtojmë djathin parmixhano dhe proshutën e prerë në kubikë. Në fund mbushim domatet dhe i vemë në furrë për 15-20 min me 180 gradë.
-
Comments Off on Tortino me oriz Basmati dhe salmon të freskët
Të zihet orizi basmati për rreth 10 minuta me kujdes dhe të hiqet sa është akoma aldente. Të marinohet salmoni i pastruar dhe i prerë në copa të vogla me vaj ulliri ekstra të virgjër, kripë, piper, portokall ose me limon dhe xhenxhefil për 40 minuta. Më pas bashkohet orizi me salmonin e marinuar dhe hidhet në formë tortine. Më pas vendoset mbi një shtresë me rukola. Mbi tortinon vendoset lakër e kuqe e prerë në shirita të holla. Kompletohet pjata me lëkurë portokalli të grirë dhe xhenxhefil.
-
Shtrojmë petën sfoliat, i ç’pojmë me pirun dhe i vëmë në furrë në temperaturë 180 gradë celsius, deri sa të marrë një ngjyrë të artë. Përgatisim kremin. Në një enë hidhni qumështin, shtoni bustinën e vaniljes, dhe 50 gr sheqer dhe vendoseni në zjarr. Në një tjetër tas, shtoni katër vezët, miellin dhe pjesën tjetër të sheqerit, i trazoni sa të formohet një masë kompakte dhe këtë shtojani qumështit që e keni vendosur të vlojë. Trazojeni ngadalë deri sa të formohet masa kremoze. E lëmë të ftohet dhe më pas e shtrojmë në petën sfoliat. Kjo ëmbëlsirë, për të krijuar idenë e piramidës, bëhet me dy ose më shumë shtresa pete sfoliat, dhe kremi gjithashtu. Në fund, hidhni fruta të ndryshme sipas të dëshirës.