Rreth Nesh

Shoqëria Teuta Durrës është themeluar në vitin 1994. Teuta Durrës operon në dy sektorë kryesorë: paketimin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore. Aktiviteti i saj që në fillim ka qenë ne fushën e import eksportit, prodhimit dhe shpërndarjes së artikujve ushqimore bazë si orizi, sheqeri, mielli, fasule, niseshte, vaji i lulediellit, etj.

Në vitet 1999-2000 ka qenë një nga kompanitë e para shqiptare që ambalazhonte produktet ushqimore nën emrin e kompanisë Teuta dhe kryesisht oriz nën markën GOLD. Gama e produkteve është shtuar vit pas viti dhe sot kompania Teuta është një nga më prestigjozet në treg si dhe lider në prodhimin dhe shpërndarjen e artikujve ushqimorë. Përveç paketimit të produkteve ushqimore nën markën TEUTA dhe GOLD kompania TEUTA DURRËS është dhe shpërndarës ekskluziv i markave të mirënjohura botërore në sektorin ushqimor si : Scotti, Garofallo, Star, Ponti, Olitalia, Pomi, Gallina Blanca, Selezione Casillo, Matilde Vicenzi, Piselli, Il Borgo del Biscotto, Lotte Aloe Vera, Meray, Hasmaya.

Vizioni i kompanisë TEUTA është:

Përmirësimi i vazhdueshëm i teknologjisë së prodhimit, cilësi e lartë e lëndes së parë, zgjerimi i pandërprerë i gamës së artikujve dhe menaxhimi më i mirë i tregut.

X