-
Prep
15m
-
Cook
25m
-
Ready In
45m
-
12 servings
Përbërësit
- 1 petë sfoliat
- 500 ml qumësht
- 4 vezë
- 100 gr sheqer
- 70 gr miell blu
- 1 bustinë vanilje
- Fruta të ndryshme
Përgatitja
Shtrojmë petën sfoliat, i ç’pojmë me pirun dhe i vëmë në furrë në temperaturë 180 gradë celsius, deri sa të marrë një ngjyrë të artë. Përgatisim kremin. Në një enë hidhni qumështin,
shtoni bustinën e vaniljes, dhe 50 gr sheqer dhe vendoseni në zjarr. Në një tjetër tas, shtoni katër vezët, miellin dhe pjesën tjetër të sheqerit, i trazoni sa të formohet një masë
kompakte dhe këtë shtojani qumështit që e keni vendosur të vlojë. Trazojeni ngadalë deri sa të formohet masa kremoze. E lëmë të ftohet dhe më pas e shtrojmë në petën sfoliat.
Kjo ëmbëlsirë, për të krijuar idenë e piramidës, bëhet me dy ose më shumë shtresa pete sfoliat, dhe kremi gjithashtu. Në fund, hidhni fruta të ndryshme sipas të dëshirës.
Footnotes
-
Cook's Note:
You can also use the top of a drinking glass to cut the wonton wrappers. You can cut several at a time. Though, for a more rustic look, no cutting necessary!
-
Editor's Note:
The nutrition data for this recipe includes the full amount of the wonton wrappers. The actual amount of the wonton wrappers consumed will vary.