26
Jul
-
Prep
-
Cook
-
Ready In
-
servings
Përbërësit
- 320 gr oriz karnaroli
- 1 kokërr qepë e llojit skalonia
- 200gr karkaleca
- 2gr zafferano
- 150 gr luleshtrydhe
- 50gr djath grana
- 50gr gjalp
- 1Litër brodo(uji në të cilin janë zier paraprakisht perimet)
- kripë
- piper
Përgatitja
Qepën e presim hollë dhe e skuqim bashkë me gjalpin derisa të marrë ngjyrë floriri. Në të shtojmë orizin karnaroli dhe i skuqim edhe pak bashkë duke shtuar më pas gjysmën e brodos. I lemë në zjarr për nëntë minuta dhe më pas shtojmë karkalecat dhe luleshtrydhet të prera sipas dëshirës duke shtuar edhe pjesën e mbetur të brodos, kripën dhe piperin. Po kështu i lemë të ziejnë edhe për nëntë minuta të tjera. Pasi i heqim nga zjarri i shtojmë zafferanon dhe e lemë të pushojë për 2-3min. Në fund shtojmë djathin e grirë grana.
Footnotes
-
Cook's Note:
-
Editor's Note: