DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE:
- Menaxhimi i inventarit, analizimi i gjendjes së artikujve, trendit të shitjeve të tyre dhe gjenerimi i porosive të reja;
- Gjenerimi i raporteve periodike lidhur me gjendjen në magazinë të artikujve të ndryshëm;
- Mbajtja dhe ruajtja e marrëdhënieve me furnitorët në lidhje me produktet, çmimet përkatëse, afatin e lëvrimit të porosive dhe termave të shpërndarjes;
- Organizimi i transportit në mënyrë sa më efektive në konteinerë/kamionë me qëllim uljen e kostove të transportit;
- Ndjekja e afateve të ardhjes së artikujve të rinj, komunikimi i datave te pritshme tek menaxheri i shitjeve dhe magazinieri;
- Ruajtja e komunikimit të vazhdueshëm me përfaqësuesit e kompanive të transportit, përgatitja e dokumenteve që nevojiten për doganën dhe mbajtja e marrëdhënieve me agjencinë doganore;
- Hedhja e faturave të blerjeve, importeve; Gjenerimi i raporteve në lidhje me blerjet dhe inventaret.
Kërkesat e profilit:
- Arsimi i lartë (preferohet Dega Ekonomik);
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe italiane (e folur dhe e shkruar);
- Njohuri shumë të mira të programeve të paketës Office.
Të interesuarit mund të dërgojnë CV në email: hr@teutadurres.com.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.