THEMELIMI

“Teuta Durrës” lindi në Maj 1994, si një ortakëri mes investitorësh të huaj dhe shqiptarë, me aktivitet në sektorin e importit, paketimit dhe distribucionit të produkteve ushqimore. Në vazhdim të aktivitetit të saj u shndërrua në një kompani 100% shqiptare.

FILLIMET TΟΝΑ

Ne e nisëm rrugëtimin tonë si një ndër firmat e para shqiptare me aktivitet në ambalazhimin e
produkteve ushqimore, duke krijuar në vazhdimësi një gamë të gjerë produktesh me markën
TEUTA dhe GOLD. Pasioni për punën tonë dhe përkushtimi për të sjellë veçse më të mirën, na
ndihmuan të kapërcejmë çdo sfidë, duke u kthyer kështu në Lider në tregëtimin e produkteve
kryesore të tryezës së konsumatorit shqiptar.

NJË FAMILJE E MADHE

Gama jonë e produkteve përfshin tashmë të gjithë larminë e produkteve të shportës dhe është pjesë e çdo tryeze jo vetëm brenda kufinjve por me një shtrirje edhe në New York, USA. Sot numërojmë mbi 120 produkte nën brandin Teuta, Gold, SuperFoods, Ready Mix, EasyBake dhe Bio Energy, të pranishme në çdo familje shqiptare.

ECIM DREJT SË ARDHMES

Në udhëtojmë drejt të ardhmes, të udhëhequr nga vlerat të cilat na kanë shoqëruar përgjatë të
gjithë rrugëtimit tonë. Me mbështetjen e konsumatorit, pasionin për punën, përkushtimin për të sjellë cilësinë më të lartë dhe besimin e patundur se puna e ndershme shpërblehet me rezultate të larta, e ardhmja premton veçse arritje të mëtejshme.

MISIONI & VIZIONI

Garancia e cilësisë së lartë të lëndës së parë, zgjerimi i pandërprerë i gamës së artikujve dhe përmirësimi i vazhdueshëm i teknologjisë së prodhimit, duke vazhduar rrugëtimin tonë si lider në industrinë e produkteve ushqimore në tregun shqiptar, duke u zgjeruar në ekspertizën tonë edhe përtej kufijve shqiptarë.