Lëng limoni Limmi

Limmi

Lëng limoni Limmi

Category: Brand:

Quick description:

Lëngu limonit Limmi përftohet nga shtrydhja e limonëve më të mirë Sicilian (Sicilia, Itali), të marra nga zgjedhja e kultivuesve më cilësorë dhe të mbledhura gjatë periudhës qershor-dhjetor, kohë kur cilësia e tyre është më e mirë.

Kjo veçori e bën që të jetë 100 % natyral.

“Lëngu Limonit Limmi” është një produkt që ju lejon të keni lëng limoni të gatshëm në çdo kohë të ditës, për të pasuruar me shije dhe aroma çdo gatim të kuzhinës tuaj.

Cilësi e garantuar!

Availability:

You May Also like

Riso Scotti

Nëpërmjet përdorimit të teknologjive moderne të prodhimit, marka e njohur RISO SCOTTI ofron sot një game të gjerë të orizit dhe nënprodukteve të tij.

Teuta Durrës, prej 15 vitesh distributor ekskluziv i firmës së mirënjohur Riso Scotti, sjell për ju artikujt Premium të orizit Italian.

Zucchi

Prej më shumë se dy shekuj, kompania italiane Zucchi është afirmuar në prodhimin e vajërave cilësore ushqimore, ku vendin e parë e mban vaji i ullirit ekstra i virgjër dhe vaji misrit.

Një ekip i tërë i  përkushtuar në prodhimin e produkteve cilësore, duke e bazuar punën e tyre në kujdesin e veçante për mjedisin, etikën, cilësinë dhe sigurinë.

Produktet e kompanisë Zucchi kalojnë përmes një proçesi tërësisht transparent, duke filluar që nga përzgjedhja e lëndëve të para BIO e deri tek prodhimi i produkteve të çertifikuara sipas standarteve europiane.

Pomi

Pomí është brand-i më i ri që i është shtuar gamës së gjërë të produkteve ushqimore të firmës Teuta Durrës.

Lindur në përgjigje të kërkesave për një jetese me ritme gjithnjë e më të trazuara dhe të ngutshme, Pomi vjen si përgjigje ndaj nevojës për të qenë më të shpejtë dhe praktik në gatime, duke sjellë edhe paketimin e ri në formatin “tetra pack”. Ardhja e Pomí reduktoi në masë të madhe kohën e përgatitjes te pjatave të ndryshme.

Pomi, për më shumë se 30 vjet, është sinonim i ndershmërisë, transparencës, qëndrueshmërisë, risisë, thjeshtësisë, sigurisë, shëndetit dhe etikës.

Kompania Teuta Durrës është tashmë distributori ekskluziv i firmës Pomí për Shqipërinë.

Garofalo

Familja “Garofalo” mund të quhet pa hezitim protagonistja kryesore e makaronave tradicionale italiane. Prej më shumë se 2 shekuj (fillimet datojnë në vitet 1789) “Garofalo” është sinonim i prodhimit dhe shitjes së makaronave të cilësisë së lartë.

Me origjinë nga Napoli, makaronat “Garofalo” janë produkt i një proçesi autentik të prodhimit artizanal, pasionit për ushqimin dhe shpirtit krijues të mjeshtrave të këtij qyteti.

Kompania Teuta Durrës është tashmë distributori ekskluziv i firmës Garofalo për Shqipërinë.

X