Ponti

Ponti

Ponti

Category: Brand:

Quick description:

Familja Ponti kultivon prej pesë gjeneratash traditën italiane të shijes, një traditë që ruhet në ADN e Ponti-t edhe sot, e njejtë si dikur.
Fale zgjedhjes me kujdes të lëndëve të para dhe respektit për traditën, prej vitit 1867, është një lider i njohur ndërkombëtarisht për prodhimin e açetos dhe uthullës, llojeve të ndryshme të turshive, kondimenteve të ndryshme etj.
 Kompania Teuta Durres është tashmë distributori ekskluziv i firmës Ponti për Shqiperinë.

Availability:

You May Also like

Zucchi

Prej më shumë se dy shekuj, kompania italiane Zucchi është afirmuar në prodhimin e vajërave cilësore ushqimore, ku vendin e parë e mban vaji i ullirit ekstra i virgjër dhe vaji misrit.

Një ekip i tërë i  përkushtuar në prodhimin e produkteve cilësore, duke e bazuar punën e tyre në kujdesin e veçante për mjedisin, etikën, cilësinë dhe sigurinë.

Produktet e kompanisë Zucchi kalojnë përmes një proçesi tërësisht transparent, duke filluar që nga përzgjedhja e lëndëve të para BIO e deri tek prodhimi i produkteve të çertifikuara sipas standarteve europiane.

Meray

MERAY Përzierje frutash të thata
Frutat e thata si arrat, lajthitë, bajamet, kikirikët dhe të gjithë farat vajore rekomandohen në ditët e sotme që të konsumohen çdo ditë. Ato konsiderohen si ushqime shumë të çmuara dhe të shëndetshme të cilat kanë efekt të mirë antioksidantë dhe kundër plakjes.
Përzierja me fruta të thata pa kripë e markës së njohur Meray dallon për freskinë, cilësinë dhe vlerat e larta ushqyese.

Vaj ulliri ekstra i virgjer Olitalia

Vaji Ullirit Extra i Virgjër është i cilësia më e lartë dhe më e shtrenjtë e klasifikimit të vajit të ullirit.
Ky lloj vaji prodhohet tërësisht me mjete mekanike, pa përdorimin e ndonjë tretësi dhe në temperaturë të kontrolluar (më të ulët se 30 °).
Në mënyrë që vaji të kualifikohet si “Ekstra i Virgjër” ai kalon edhe një test zyrtar kimik në një laborator dhe një vlerësim ndijor nga një trupë e trajnuar prove të njohur nga Këshilli Ndërkombëtar i Ullirit . 
Duke qene se Vaj i Ullirit Ekstra i Virgjër Olitalia duhet të jetë thjesht 100 % lëng i frutave të ullirit (të shtypura pa tretës), faktorët që ndikojnë në cilësinë dhe shijen e tij janë përdorimi I varieteteve më të mira të ullinjve të rajonit të Mesdheut dhe praktikat më cilësore të prodhimit nga prodhuesit e përkushtuar.
Vaj i Ullirit Ekstra i Virgjër Olitalia shquhet për një përmbajtje të lartë të antioksidantëve, pothuajse 30 % më shumë se llojet e tjera të vajit të ullirit ekstra i virgjër në treg.

Meray

Kompania Fresh Nuts GmbH, një kompani moderne me seli në Hamburg-Gjermani, është prodhuesja ekskluzive e produkteve nën markën “Meray” të cilat dallojnë për cilësinë e lartë në të gjithë tregun e sotëm.

Me mbi 40 vjet eksperiencë në sektorin e frutave të thata, produktet Meray janë një kombinimin i jashtëzakonshëm i recetave tradicionale të përpunimit të frutave të thata me teknikat më të fundit moderne dhe ekologjike.

Duke përdorur materialet më të mira të papërpunuara dhe bashkëpunimin e ngushtë me klientët tanë, marka “Meray” vjen më një gamë të gjërë produktesh tërësisht natyrale dhe shumë cilësore.

X