Zucchi

Zucchi

Zucchi

Category: Brand:

Quick description:

Prej më shumë se dy shekuj, kompania italiane Zucchi është afirmuar në prodhimin e vajërave cilësore ushqimore, ku vendin e parë e mban vaji i ullirit ekstra i virgjër dhe vaji misrit.

Një ekip i tërë i  përkushtuar në prodhimin e produkteve cilësore, duke e bazuar punën e tyre në kujdesin e veçante për mjedisin, etikën, cilësinë dhe sigurinë.

Produktet e kompanisë Zucchi kalojnë përmes një proçesi tërësisht transparent, duke filluar që nga përzgjedhja e lëndëve të para BIO e deri tek prodhimi i produkteve të çertifikuara sipas standarteve europiane.

Availability:

You May Also like

Meray

MERAY Përzierje frutash të thata
Frutat e thata si arrat, lajthitë, bajamet, kikirikët dhe të gjithë farat vajore rekomandohen në ditët e sotme që të konsumohen çdo ditë. Ato konsiderohen si ushqime shumë të çmuara dhe të shëndetshme të cilat kanë efekt të mirë antioksidantë dhe kundër plakjes.
Përzierja me fruta të thata pa kripë e markës së njohur Meray dallon për freskinë, cilësinë dhe vlerat e larta ushqyese.

Pomi

Pomí është brand-i më i ri që i është shtuar gamës së gjërë të produkteve ushqimore të firmës Teuta Durrës.

Lindur në përgjigje të kërkesave për një jetese me ritme gjithnjë e më të trazuara dhe të ngutshme, Pomi vjen si përgjigje ndaj nevojës për të qenë më të shpejtë dhe praktik në gatime, duke sjellë edhe paketimin e ri në formatin “tetra pack”. Ardhja e Pomí reduktoi në masë të madhe kohën e përgatitjes te pjatave të ndryshme.

Pomi, për më shumë se 30 vjet, është sinonim i ndershmërisë, transparencës, qëndrueshmërisë, risisë, thjeshtësisë, sigurisë, shëndetit dhe etikës.

Kompania Teuta Durrës është tashmë distributori ekskluziv i firmës Pomí për Shqipërinë.

Garofalo

Familja “Garofalo” mund të quhet pa hezitim protagonistja kryesore e makaronave tradicionale italiane. Prej më shumë se 2 shekuj (fillimet datojnë në vitet 1789) “Garofalo” është sinonim i prodhimit dhe shitjes së makaronave të cilësisë së lartë.

Me origjinë nga Napoli, makaronat “Garofalo” janë produkt i një proçesi autentik të prodhimit artizanal, pasionit për ushqimin dhe shpirtit krijues të mjeshtrave të këtij qyteti.

Kompania Teuta Durrës është tashmë distributori ekskluziv i firmës Garofalo për Shqipërinë.

Placeholder

Biskotat Tedesco

Të shëndetshme, origjinale, të lehta, të pasura me fibra, biskotat e kompanisë Tedesco Group ndihmojnë në funksionimin normal të aparatit tretës. Mund t’i konsumoni në çdo moment të ditës sepse janë vërtet një “bekim” për trupin tonë.
Këto biskota vijnë pranë jush me shije të ndryshme si fruta, kakao, fruta pylli, pa sheqer ose thjesht vetëm me drithëra.

X