Domate të mbushura me oriz

1

Përgatisim domatet

Presim domatet në mënyrë horizontale dhe i pastrojmë brenda (sipas idesë së specave të mbushur).

2

Skuqim ingredientët

Në tigan skuqim vajin e ullirit bashkë me qepën, mbushjen që i hoqëm domates dhe bizelet.

3

Shtojmë erëzat

Më pas shtojmë erëzat dhe i lemë të ziejnë në lëngun e domates.

4

Shtojmë djathin parmixhano dhe proshutën

E lemë këtë përgatitje të ftohet pak dhe ndërkohë i shtojmë djathin parmixhano dhe proshutën e prerë në kubikë.

5

Bëjmë mbushjen e domates

Në fund mbushim domatet dhe i vemë në furrë për 15-20 min me 180 gradë.

PËRBËRËSIT

8 domate mesatare
100 gr proshutë e pjekur
100 gr bizele
50 gr parmixhano
Majdanoz
Borzilok
Piper
Hudhër
Kripë

Receta të tjera