Krem Brulee
1
Përgatitja
Ngrohim panën me vaniljen për t’i çuar deri në zierje. Të verdhat e vezës i rrahim me sheqer derisa të tretet sheqeri dhe i shtojmë panën e zier. Në fund i hedhim Grand Marnier. Përzierja hidhet nëpër tasa të cekët e të gjerë. I mbulojmë me qese kuzhine dhe i vendosim në një tavë me pak ujë që të piqen me avull për 12 min në temperaturën 180 gradë. Më pas i vendosim në frigorifer për dy orë. Më pas i hedhim përsipër sheqerin e kuq dhe i vendosim në furrë afër rezistencës me 180 gradë derisa sheqeri i kuq të krijojë formë karameli.
- 45 minuta
- 4 Persona
PËRBËRËSIT
500 ml Panna
1 Bustinë Aromë Vanilje

6 të verdha veze
550 gr Sheqer Blu Kristalin

Sheqer i kuq Sheqer Brown Sugar

1 lugë Grand Marnier
Receta të tjera
Rissoto me dardhë dhe gorgonzola
25 min
2 persona
Rizoto me kallamar
30 min
4 persona
Supë me Hikërr
40-50 min
2 persona