Në një tigan hedhim vajin dhe e nxehim në temperaturë mesatare. Shtojmë curcumin, kripën, piperin dhe i kaurdisim duke shtuar dhe orizin. Pasi kanë marrë ngjyrën e dëshiruar i hedhim ujin e nxehtë dhe i lemë të vlojnë për 45 minuta. Më pas e mbulojmë tiganin me peshqir, ndërkohë që bëjmë salcën e lemë të pushojë (10 minuta). Për të përgatitur salcën duhet të ziejmë në fillim panxharin e kuq e të shtojmë hudhër të grimcuar, piper, kopër, kripë, majdanoz, spec djegës, 1 lugë me erëza të përziera dhe i grijmë. Në një pjatë, vendosim orizin e sipër tij hedhim pak nga salca e përgatitur.
Për salcën nevojiten:
- 4 kokrra të vogla panxhari
- 4 thelpinj hudhër
- kripë
- piper
- kopër
- majdanoz
- spec djegës
- vaj
- erëza të përziera(1 lugë)