Krem Humusi

1

Vendosim qiqrat dhe përbërësit në blender.

Në një blender me shpejtësi të lartë, vendosim qiqrat (të ziera paraprakisht), vajin e ullirit, tahinin (krem nga farat e susamit), lëngun e limonit, hudhrën dhe kripën.

2

Përbërësit i përziejmë derisa masa të jetë bërë homogjene.

Këto përbërës i përziejmë mirë derisa masa të jetë bërë homogjene, duke shtuar ujë sipas nevojës për të arritur qëndrueshmërinë e dëshiruar.

3

E shërbejmë kremin e humusit me garniturat e dëshiruara.

E shërbejmë kremin e humusit në një pjatë. Në krye vendosim garniturat e dëshiruara duke e shoqëruar me pite apo bukë të ngrohtë, sipas dëshirës.

PËRBËRËSIT

1 gotë me Teuta Qiqra

Qiqra
1 filxhan tahini
1 thelpi hudhër
1½ lugë çaji kripë
2 lugë lëng limoni të freskët
2 lugë vaj ulliri ekstra të virgjër
Domate, kastraveca, spec 1 kuq dhe majdanoz

Receta të tjera