Tortino me oriz Basmati dhe salmon të freskët

1

Përgatisim Orizin

Ziejmë 400 gram oriz Basmati për rreth 10 minuta me kujdes dhe e heqim nga zjarri për sa kohë është akoma aldente.

2

Përgatisim përbërësit

Në pjatën ku kemi hedhur orizin basmati shtojmë krem djathi, vaj ulliri ekstra të virgjër, kripë, piper. Avokadon, kastravecin dhe djathin mocarella e presim në kubikë të vegjël. Salmonin e tymosur e copëtojmë në shirita të vegjël. Bashkojmë salmonin e prerë me perimet dhe djathin mocarella dhe i marinojmë me pak kripë, piper dhe vaj ulliri ekstra të virgjër.

3

Realizojmë formën e tortinës

Vendosim formën e rrumbullakët në qendër të pjatës ku do të bëjmë servirjen. Me anë të një luge formojmë shtresën e parë të përgatitur me oriz Basmati dhe krem djathi. Pasi sigurohemi që shtresa e parë është e njëtrajtshme, krijojmë shtresën e dytë me salmonin dhe perimet. Më pas shtojmë edhe një shtresë të fundit me përgatitjen e orizit Basmati dhe heqim me kujdes formën e rrumbullakët.

4

Dekorojmë pjatën

Vendosim mbi tortinon e përgatitur disa shirita avokado dhe salmon të prera hollë, si dhe pak fara susami.

5

PËRBËRËSIT

Salmon i freskët
Krem djathi
Vaj ulliri extra të virgjer
Kripë & piper
Kastravec
Avokado
Djathë mocarella

Receta të tjera