Torta me karrotë me miell tërshëre

1

Në një enë hedhim sheqerin, vezën, vajin dhe kripën

Në një enë hedhim sheqerin, vezën, vajin dhe kripën. I rrahim fort deri sa të përftojmë një masë homogjene.

2

Përftojmë brumin

Më pas shtojmë miellin, kanellën dhe fryrësin e ëmbëlsirave dhe vazhdojmë e rrahim brumin me ndihmën e një teli kuzhine.

3

Shtojmë përbërësit dhe e pjekim

Shtojmë karrotat dhe arrat, i përziejmë sërisht e më pas i kalojmë në dy forma të vogla (tava rrumbullake me diametër 20-22cm secila). I pjekim në 180 G për rreth 35 min ose deri sa shkopi i dhëmbëve të dali i thatë.

4

Përgatisim kremin

Nderkohë që keku ftohet përgatisim kremin duke bashkuar ingredientët dhe duke i përzierë deri sa masa të bëhet homogjene.

5

Përfundimi

Vendosim pjesën e parë të kekut, lyejmë një shtresë krem e më pas shtojmë shtresën e dytë. E përfundojmë me shumë krem sipër dhe arra të thërmuara. Ju bëftë mirë!

PËRBËRËSIT

175ml vaj vegjetal
1 lugë çaji kanelle
1/2 lugë çaji kripë
5-6 karrota të grira me rende
100g arra të grira imët
250g mascarpone
Ekstrakt vanilje
1 lugë gjelle lëng limoni

Receta të tjera